Modelja suedeze, Elsa Hosk, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan luksoz dhe justifikoi titullin e saj si një nga gratë më të bukura në botë.
Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan të bardhë me pjesën e sipërme të ngushtë dhe pjesën e poshtme të zbukuruar me bisht dhe pupla.
Fustani është vepër e markës luksoze Anastasia Zadorina.

Ajo zgjodhi një model flokësh të kapur dhe një grim të thjeshtë që i nxirrte në pah sytë e saj blu. Pamjen e kompletoi me bizhuteri.
Edhe pse organizatorët e festivalit ndaluan fustanet e gjatë dhe ekstravagant, asaj nuk i bëri përshtypje. Ajo mori pjesë në premierën e filmit “A Private Life”.

Uebsajti models.com e renditi Hoskun si modelen e 15-të më seksi.
Që nga viti 2015, ka qenë në një lidhje me biznesmenin britanik Tom Daly. Në shkurt të vitit 2021, ata mirëpritën një vajzë, Tuuli.
