Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje mahnitëse në spektaklin më të fundit ku ajo shfaqet si moderatore.
E veshur me një fustan të shkurtë metalik në nuanca blu, i përbërë nga detaje të imëta që ngjasojnë me luspat e sirenave, Sara u shfaq si një figurë e shkëputur nga një botë fantazie.
Fustani i ngjitur pas trupit nxirrte në pah elegancën dhe linjat e saj të përkryera, ndërsa materiali vezullues reflektonte dritën në çdo lëvizje të saj.

Pamja u plotësua nga sandale me taka të larta dhe platformë të hollë, duke i shtuar më shumë hijeshi qëndrimit të saj në skenë.
Me flokë të lëshuara dhe të valëzuara, të stiluara në mënyrë perfekte, Sara ruajti një estetikë glamuroze dhe moderne.

Grimi ishte i sofistikuar, me theks të lehtë në sy dhe buzë natyrale – duke ruajtur balancën mes finesës dhe shkëlqimit.
Kolami po e shijon një fazë të re në karrierën e saj televizive, tashmë si prezantuese, ku me stilin dhe energjinë e saj po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në ekranin shqiptar.