Harro fikjen e qirinjve mbi tortë apo pozimin me tullumbace – trendi i ri guximtar i ditëlindjeve të VIP-ave është të zhveshen plotësisht.
Vetëm këtë javë, Liz Hurley i la fansat pa fjalë teksa u shfaq krejtësisht e zhveshur për të festuar 60-vjetorin e saj, dhe ajo nuk është aspak ylli i parë që e bën këtë.
"Nga Amanda Holden dhe Nicki Minaj te Gwyneth Paltrow, duket se e vetmja gjë që të duhet për të marrë shumë ‘pëlqime’ në Instagram dhe për të rritur temperaturat është, në kuptimin më të drejtpërdrejtë, ‘kostumi i ditëlindjes’."

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, i tha revistës Fabulous se ky trend është “forma e re e mburrjes me statusin dhe pushtetin.”
Ajo shpjegoi: “Të zhveshesh gjatë gjithë vitit për karrierë mund të shihet si diçka poshtëruese për këto yje të famshëm, por një pozim i zhveshur vetëm një herë në vit shihet si çlirim dhe rritje e statusit."

“Është një mënyrë jo-verbale për t’i bërë ‘V’ plakjes.
Si dhe një sinjal se vetëbesimi dhe dashuria për veten vetëm sa përmirësohen me kohën dhe përvojën.”
