MICHELLE Keegan tregoi trupin e saj një rrobabanjo me prerje të hapura – vetëm tre muaj pas lindjes së fëmijës.
Ajo e kombinoi rrobat e banjës, nga koleksioni i saj më i fundit Orfila Bee, me një shall ngjyrë kremi të lidhur me nyjë përpara.
Michelle e plotësoi pamjen plazhore me një kapelë kashte në stilin cowboy, një çantë plazhi të thurur dhe një palë syze dielli.

Ish-ylli i serialit Coronation Street e lançoi markën Orfila Bee në verën e vitit 2022, duke zbuluar se Orfila ishte mbiemri i vajzërisë së gjyshes së saj.
The Sun zbuloi vetëm javën e kaluar se Michelle ka nënshkruar një kontratë reklamuese me vlerë gjashtë shifrore për t’u bërë fytyra e re e kompanisë Sky, transmeton “Bota sot”.

Ajo pritet të xhirojë një seri klipesh promovuese — të cilat do të transmetohen në mbarë botën — së bashku me aktorin britanik, yllin e Luther, Idris Elba.
Kjo marrëveshje është puna e parë e madhe për Michelle që nga lindja e fëmijës në mars.

Ajo e fitoi kontratën pas suksesit të madh që pati me serialin komedi-dramë Brassic, një nga produksionet më të ndjekura në platformën Sky.
Një burim tha: “Michelle po e shijon shumë lejen e lindjes me vajzën e saj, Palma, por së shpejti do të rikthehet në punë për të xhiruar reklamat e reja për Sky.”