Sara Sampaio, nga pista e modës në botën e Superman-it

Bota e Yjeve

Sara Sampaio, nga pista e modës në botën e Superman-it

Nga: Bota sot Më: 30 qershor 2025 Në ora: 18:27
Sara Sampaio

Sara Sampaio ka lindur dhe u rrit në Portugali, ku filloi karrierën e saj si modele shumë e re. Shpejt u bë një nga fytyrat më të njohura të industrisë së modës, duke punuar me marka të mëdha ndërkombëtare dhe duke qenë një prej modeleve të Victoria’s Secret.

Përtej modës, ajo ka ndjekur ëndrrën për të luajtur në film dhe televizion, duke u përpjekur të ndërtojë një karrierë si aktore serioze.

Roli në “Superman” e vendos atë në një skenë më të madhe, duke e prezantuar për audienca globale dhe duke i hapur dyer të reja në botën e aktrimit.

Image
Sara Sampaio

Pas periudhës së izolimit dhe rifillimit të ngadalshëm të industrisë së filmit, aktorja Sampaio ishte përballur me një sfidë të zakonshme — audicione për role që shpesh ishin thjesht “arm candy”, pa thellësi artistike. Por kjo situatë ndryshoi papritmas kur një skenar me emër të koduar i ra në duar.

“Erdhi me një emër të çuditshëm, por ne e dinim të gjithë se për çfarë bëhej fjalë,” rrëfen aktorja. “Megjithëse skenari kishte një kod, unë e dija që po audicionoja për një personazh në filmin e Superman-it.”

Image
Sara Sampaio

Bëhet fjalë për rilindjen e superheroit të famshëm në filmin e ri të James Gunn, i cili po pret premierën vetëm pas dy javësh dhe tashmë konsiderohet një nga projektet më të pritura të vitit. Sampaio do të luajë rolin e Eve Teschmacher, asistente personale dhe e dashura e antagonistit Lex Luthor, i interpretuar nga Nicholas Hoult.

Aktorja që ka ecë në pistat e modës dhe ka qenë fytyra e kopertinave të revistave më prestigjioze si një modelje e suksesshme, tani me “Superman” të James Gunn po kthehet drejt ëndrrës së saj të vërtetë: Hollivudit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat