Justin Bieber rikthehet me albumin surprizë “Swag” – një rrëfim personal dhe një dedikim për Hailey

Bota e Yjeve

Justin Bieber rikthehet me albumin surprizë “Swag” – një rrëfim personal dhe një dedikim për Hailey

Nga: M.L. Më: 11 korrik 2025 Në ora: 15:19
Justin dhe Hailey Bieber

JUSTIN Bieber ka publikuar albumin e tij të shtatë surprizë – dhe në kopertinën e tij shfaqet djali i tij i vogël, Jack Blues.

Ylli i pop-it, 31 vjeç, i cili ka pasur probleme ndër vite, i gëzoi fansat kur, pa paralajmërim, njoftoi në fillim të javës se një projekt i ri muzikor ishte në prag publikimi. Ky është albumi i tij i parë që nga “Justice” i vitit 2001.

I titulluar Swag, albumi ka marrë shumë dashuri nga fansat, të cilët tashmë i kanë dëgjuar të 21 këngët.

Image
JUSTIN Bieber

Një LP thellësisht personal, titujt e këngëve dhe tekstet zbulojnë hapur betejat e tij personale ndër vite.

Ndërsa kopertina paraqet Justin-in pa bluzë dhe të mbuluar me tatuazhe, ulur në një divan, duke mbajtur Jack-un për këmbë mbi kokën e tij.Ndër këngët e albumit është edhe interludi rrëfyes Therapy Session, si dhe Forgiveness dhe Go Baby.

Image
JUSTIN Bieber

E fundit është një tribut për bashkëshorten Hailey, ku Justin këndon me pasion:

"Ajo është bebja ime, ajo është ikonë, mbajtëse iPhone-i, me lip gloss sipër."

"Kur drita e diellit kthehet në hije dhe gjithçka bëhet e vështirë për t’u përballuar… asgjë s’ka nevojë të zgjidhet dhe asgjë s’ka pse të prishet, s’ke pse të bësh sikur je mirë."

Çifti është përballur me thashetheme për ndarje muajt e fundit, por në fotografitë e reja nga pushimet e tyre në Ibiza, duken të lumtur dhe të afërt.

Image
JUSTIN Bieber

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat