Maya Jama mahnit fansat me një fustan të kuq me korse në finalen e Love Island

Bota e Yjeve

Maya Jama mahnit fansat me një fustan të kuq me korse në finalen e Love Island

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2025 Në ora: 13:35
Maya Jama

Prezantuesja, 30 vjeçe, dukej mahnitëse me fustanin e gjatë deri në tokë, i cili vinte në pah format e saj, ndërsa përmbylli një tjetër sezon dramatik në vilë.

Maya Jama e kombinoi pamjen me një palë taka të zeza me hapje në pjesën e përparme dhe i kishte lënë flokët e lëshuar në onde të buta, ndërsa grimi i saj ishte në stilin "smokey".

Ylli zbuloi se këtë sezon të Love Island, ka marrë frymëzim për gardërobën e saj nga vitet '90, pasi mori drejtimin e prezantimit nga Laura Whitmore në vitin 2023, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Maya Jama

Ajo i tha The Sunday Times: "Është një shou seksi, ndaj gjithmonë kemi luajtur me këtë aspekt, por këtë vit kemi eksploruar arkivat e stilistëve vintage, në veçanti veshje të përdorura nga vitet '90 – disa pjesë Chanel, disa nga Versace i vitit 1994 – për ta ngritur nivelin, por duke e mbajtur gjithmonë argëtuese."

Ndërsa Maya mezi priste të tregonte fustanin e saj të kuq edhe në Instagram, dizajneri i tij ende nuk është bërë i ditur.

Image
Maya Jama
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat