Kourtney Kardashian ka rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë pas daljes së saj të fundit me bashkëshortin Travis Barker, ku u shfaq me rroba banje me prerje të theksuar – duke mos i lënë vend imagjinatës.
Ylli i reality show-t u fotografua duke shijuar momente relaksi në plazh, ndërsa veshja e saj – një palë tanga të zeza dhe reçipeta minimaliste – ndezi rrjetet sociale.
Fansat komentuan stilin e saj të guximshëm, ndërsa të tjerë u ndalën te fiziku i saj, duke rikthyer spekulimet mbi një mundshme shtatzëni të dytë, që ka qarkulluar prej javësh nëpër tabloide.
Pavarësisht zhurmës në media, Kourtney dhe Travis dukeshin të qetë dhe të dashuruar, duke shkëmbyer përqafime e puthje buzë detit – në stilin tipik të çiftit që nuk druhet të shfaqë afeksion publikisht.
Çifti, i martuar që nga viti 2022, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të mënyrës ekspresive të jetës së tyre dhe stilit të veçantë që e karakterizon çdo paraqitje publike të tyre.