Suki Waterhouse dhe Tilda Swinton shkëlqejnë në Festivalin e Venecias

Bota e Yjeve

Suki Waterhouse dhe Tilda Swinton shkëlqejnë në Festivalin e Venecias

Nga: Bota sot Më: 30 gusht 2025 Në ora: 21:17
Suki Waterhouse dhe Tilda Swinton

Suki Waterhouse dhe Tilda Swinton ishin në qendër të vëmendjes gjatë photocall-it të filmit Broken English të shtunën, në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

Në tapetin e kuq morën pjesë edhe yje të tjerë si aktori i Saltburn, Jacob Elordi, dhe aktorja e Blade, Mia Goth.

Dy aktoret u shfaqën mahnitëse teksa pozonin krah njëra-tjetrës, duke vënë në pah fizikun e tyre modelor.

Image
Suki Waterhouse dhe Tilda Swinton

Suki, 33 vjeçe, u duk shumë “cool” me flokët me balluke të plota, e veshur me një fund të shkurtër me shkëlqim të artë dhe bluzë të kombinuar.

Ndërsa Tilda, 64 vjeçe, zgjodhi një stil klasik me këmishë të bardhë dhe pantallona të gjera elegante.

Të dyja u përqafuan dhe u panë duke qeshur e biseduar gjatë momentit fotografik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat