Jessica Alba shkëlqen në New York krah të dashurit më të ri, Danny Ramirez

Bota e Yjeve

Jessica Alba shkëlqen në New York krah të dashurit më të ri, Danny Ramirez

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2025 Në ora: 06:44
Danny Ramirez dhe Jessica Alba

Jessica Alba, 44 vjeçe, ka tërhequr sytë e të gjithëve gjatë një daljeje të fundit romantike në New York City me partnerin e saj të ri, aktorin Danny Ramirez, 32 vjeç.

Çifti u pa duke ecur dorë për dore në rrugët e SoHo, duke konfirmuar edhe njëherë lidhjen e tyre që po bëhet gjithnjë e më publike.

Aktorja e famshme dukej rrezatuese me një kombinim elegant: një top ngjyrë kafe me model halter, një fund sateni maxi dhe një xhaketë prej lëkure të zezë, të kompletuar me çizme.

Image
Danny Ramirez dhe Jessica Alba

Ndërsa Ramirez kishte zgjedhur një look më të thjeshtë, me xhinse, xhaketë sportive dhe një kapuç, duke i dhënë një prekje casual shëtitjes së tyre.

Kjo dalje vjen pas thashethemeve që nisën muajin e kaluar, kur Alba dhe Ramirez u panë për herë të parë bashkë gjatë një pushimi romantik në Cancún, dhe më pas në Los Angeles. Burime pranë çiftit kanë treguar se dyshja po shijon shumë kohën së bashku dhe se Alba duket më e lumtur se kurrë.

Image
Jessica Alba

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej vitesh, Cash Warren, duket se Jessica ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Dalja e saj publike me Danny Ramirez shihet si një tregues se marrëdhënia mes tyre po bëhet më serioze.

Image
Danny Ramirez dhe Jessica Alba
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat