Julia Fox ‘shokon’ Londrën me fustanin që zbuloi më shumë se ç’duhej!

Bota e Yjeve

Julia Fox ‘shokon’ Londrën me fustanin që zbuloi më shumë se ç’duhej!

Nga: A.M Më: 22 shtator 2025 Në ora: 15:52
Julia Fox

Aktorja dhe modelja amerikane Julia Fox tërhoqi sërish vëmendjen në Londër, teksa u shfaq me një veshje tejet provokuese në mbrëmjen gala të organizuar nga British Vogue, në kuadër të Javës së Modës në kryeqytetin britanik.

35-vjeçarja, e njohur për stilin e saj të pazakontë dhe shpeshherë sfidues, përmbylli mbrëmjen e saj në ambientet luksoze të Chiltern Firehouse, pas një ndalese në restorantin italian Carbone, ku u mbajt edhe festa zyrtare e Vogue.

Fox u pa me një fustan korseje prej lëkure, me një dekolte të thellë që la pak vend për imagjinatë, duke nxjerrë në pah gjoksin dhe siluetën e saj, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Julia Fox

Veshja vazhdoi të tërheqë vëmendje edhe për pjesën e pasme, e cila ishte e dukshme përmes materialit të tejdukshëm me dantellë.

E njohur për natyrën e saj të hapur dhe deklaratat shpesh të drejtpërdrejta, Julia ndodhet në Londër për një vizitë të shkurtër, ndërsa ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Image
Julia Fox

Në një postim në TikTok, ajo ka akuzuar familjen e ish-bashkëshortit të saj, Peter Artemiev, se e kanë përjashtuar nga ceremonia e pagëzimit të djalit të tyre katërvjeçar, Valentino. Sipas saj, ajo e ka mësuar për ngjarjen vetëm pasi ishte zhvilluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat