Kendall Jenner dukej sikur fluturonte mbi pasarelë gjatë shfaqjes madhështore Le Défilé L’Oréal Paris, e cila u mbajt të hënën në Hôtel de Ville në Paris, si pjesë e Javës së Modës për pranverën 2026, transmeton "Bota sot".
Jenner, e cila u bë ambasadorja më e re globale e markës L’Oréal Paris më herët këtë vit, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë dhe të tejdukshëm, të kombinuar me taka shumë të lehta që mezi vëreheshin.
Fustani pa mëngë kishte një dekolte të thellë në formë V-je, trupore me korse të ngushtë, fund të tejdukshëm që rridhte lirshëm dhe një çarje të theksuar në njërën anë.
Le Défilé L’Oréal është një shfaqje mode dhe bukurie që zhvillohet çdo vit gjatë Javës së Modës në Paris, me qëllim të promovimit të fuqizimit të grave, motrësisë dhe vizionit të L’Oréal për një bukuri të aksesueshme për të gjithë. Në çdo edicion, ambasadorët e markës parakalojnë në pasarelë për të përçuar mesazhin e njohur të markës: “Sepse ti e meriton.”
Këtë vit, përveç Kendall Jenner, në pasarelë parakaluan edhe shumë yje të tjerë të njohur si Eva Longoria, Ariana Greenblatt, Helen Mirren, Viola Davis, Jane Fonda, Isabela Merced, Heidi Klum, Anitta dhe të tjerë, duke e kthyer shfaqjen në një festë të vërtetë të stilit dhe fuqisë femërore.