Supermodelja Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen në një festë në Paris.
Ajo u shfaq me një crop top elegant ngjyrë jeshile që vinte në pah belin e saj të tonifikuar.
Ajo ishte e shoqëruar nga mikeshat e saj të ngushta dhe gjithashtu modele të njohura, Hailey Bieber dhe Bella Hadid, të cilat së bashku tërhoqën sytë e të pranishmëve me paraqitjet e tyre plot stil.
Paris Fashion Week ka mbledhur yje nga mbarë bota, dhe Kendall bashkë me shoqet e saj janë bërë ndër emrat më të komentuar të mbrëmjes.