Meghan Markle shkëlqen në Javën e Modës në Paris, vizita e saj e parë në Europë pas më shumë se dy vitesh

Bota e Yjeve

Meghan Markle shkëlqen në Javën e Modës në Paris, vizita e saj e parë në Europë pas më shumë se dy vitesh

Nga: A.M Më: 5 tetor 2025 Në ora: 14:58
Meghan Markle

Meghan Markle u shfaq me shumë stil këtë të shtunë në Paris, ku mori pjesë në Javën e Modës, duke shënuar kështu vizitën e saj të parë në Europë që prej më shumë se dy vitesh.

Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, u pa e buzëqeshur teksa largohej nga hoteli për të ndjekur sfilatën e markës Balenciaga në kryeqytetin francez.

Kjo është vizita e saj e parë në Europë që nga Lojërat Invictus 2023, të mbajtura në Düsseldorf të Gjermanisë, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Meghan Markle

Ajo u fotografua me një veshje shumë elegante: një mantel të bardhë të gjatë e të gjerë, i kombinuar me një këmishë të bardhë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.

Veshja u plotësua me taka të zeza me majë dhe aksesorë minimalë, ndërsa flokët i kishte të kapura me një topuz të rregullt, duke krijuar një pamje të thjeshtë por tepër elegante.

Image
Meghan Markle
Image
Meghan Markle

Kjo shënon gjithashtu pjesëmarrjen e saj të parë ndonjëherë në Javën e Modës në Paris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat