Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa postime të reja në rrjete sociale, ku shihet në momente të afërta me partnerin e saj.
Edhe pse Fjolla është aktive në rrjete dhe ndan shpesh fragmente nga jeta e saj, këtë herë ajo ka vendosur të ruajë misterin, duke mos zbuluar ende fytyrën apo identitetin e të dashurit.
Pas shumë peripecish dhe ngjarjeve të bujshme, duket se Fjolla po kalon një periudhë të qetë e të lumtur.
Ndërsa postimet e fundit janë një tregues se dashuria ka trokitur sërish në jetën e saj.