Rihanna humb 36 milionë dollarë nga dështimi i markës së luksit me Louis Vuitton

Bota e Yjeve

Rihanna humb 36 milionë dollarë nga dështimi i markës së luksit me Louis Vuitton

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2025 Në ora: 10:08
Rihanna

Superylli botëror Rihanna ka pësuar një humbje prej rreth 36 milionë dollarësh pas dështimit të markës së saj të luksit Fenty, e krijuar në bashkëpunim me gjigantin francez të modës Louis Vuitton (LVMH).

Marka, e cila u lançua me shumë bujë në vitin 2019 si projekti i parë i një gruaje me ngjyrë nën ombrellën e LVMH, u pezullua pas pak vitesh për shkak të shitjeve të ulëta dhe kostove të larta të prodhimit.

Sipas mediave ndërkombëtare, edhe pse Rihanna vazhdon të ketë sukses të madh me Fenty Beauty dhe Savage x Fenty, aventura e saj në modën e luksit nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Image
Rihanna

Megjithatë, ylli nga Barbados mbetet ndër artistet dhe sipërmarrëset më të pasura në botë, me një pasuri të vlerësuar në qindra milionë dollarë.

Image
Rihanna
Image
Rihanna
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat