Dakota Johnson shkëlqen në tapetin e kuq, pas lajmeve për lidhjen e re të Chris Martin me Sophie Turner

Bota e Yjeve

Dakota Johnson shkëlqen në tapetin e kuq, pas lajmeve për lidhjen e re të Chris Martin me Sophie Turner

Nga: A.M Më: 27 tetor 2025 Në ora: 16:52
Dakota Johnson

Aktorja 36-vjeçare Dakota Johnson është parë për herë të parë në publik, pasi u bë e ditur se ish-i saj, këngëtari i Coldplay, Chris Martin, ka nisur një romancë me aktoren Sophie Turner.

Pas ndarjes së tyre këtë verë, pas tetë vitesh lidhje, Dakota mori pjesë në shfaqjen “Vogue World: Hollywood”, e cila u mbajt në studiot e Paramount Pictures në Los Angeles.

Vetëm disa orë përpara paraqitjes së saj, u raportua se Chris, 48 vjeç, dhe Sophie, 29 vjeçe, po kalojnë kohë bashkë, pas ndarjes së saj nga Peregrine “Perry” Pearson, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Dakota Johnson

Megjithatë, Dakota nuk u ndikua aspak nga lajmet, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje mahnitëse në eventin e modës. Ajo kishte veshur një fustan rozë me perla dhe kishte lënë flokët e saj kafenj të lëshuar, ndërsa grimi elegant me nuanca rozë i jepte një pamje plot shkëlqim.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, aktorja e “Game of Thrones” ka qenë në një “takim sekret” me Chris Martin, pas ndarjes së saj nga Perry, me të cilin kishte qenë në një lidhje dyvjeçare.

Image
Dakota Johnson
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat