Ajo rrallëherë gabon kur bëhet fjalë për stilin.
Elle Fanning tregoi edhe një herë elegancën e saj teksa mori pjesë në premierën speciale të filmit Predator: Badlands në BFI IMAX, Waterloo, mbrëmjen e së hënës.
Aktorja 27-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një crop top të bardhë dhe një fund në të njëjtën ngjyrë, të kombinuar me një xhaketë lëkure të zbukuruar me stema, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ajo i kishte lënë flokët biondë të valëzuar lehtë mbi supe dhe kishte zgjedhur një grim natyral e plot shkëlqim, që i theksonte tiparet.
Elle luan rolin e Thia-s në filmin e ri fantastiko-shkencor Predator: Badlands, i cili pritet të shfaqet në kinematë botërore më 7 nëntor.
Në film, ajo bashkohet me një Predator të ri të përjashtuar, të quajtur Dek (luajtur nga Dimitrius Schuster-Koloamatangi). Së bashku, ata duhet të mbijetojnë në një planet vdekjeprurës dhe të përballen me armikun përfundimtar.