Rita Ora: Barbie në tapetin e kuq!

Bota e Yjeve

Rita Ora: Barbie në tapetin e kuq!

Nga: A.M Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 08:16
Rita Ora

Rita Ora u sigurua që të gjitha sytë të ishin mbi të, teksa u shfaq me një fustan mini me shkëlqim në ngjyrë rozë Barbie dhe me një pallto prej gëzofi, duke udhëhequr parakalimin e yjeve në ceremoninë “Music Industry Trust Awards”, të mbajtur të hënën në mbrëmje.

Ngjarja u zhvillua në hotelin luksoz JW Marriott Grosvenor House në Londër, ku këngëtarja u shoqërua nga emra të njohur si Louise Redknapp, Emma Bunton dhe Sian Welby.

Rita tregoi linjat e saj perfekte me fustanin me rripa dhe shkëlqim, të kombinuar me geta dhe taka të larta në të njëjtën nuancë rozë, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Rita Ora
Image
Rita Ora

Për ta plotësuar pamjen dramatike, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” mbajti një pallto të madhe rozë mbi supe dhe një varëse të trashë argjendi.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo u ngjit në skenë për të performuar disa nga këngët e saj më të njohura për të ftuarit.

Image
Rita Ora
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat