Kylie Jenner duket sexy nërsa zbulon prapaskenat joshëse nga videoklipi i saj

Bota e Yjeve

Kylie Jenner duket sexy nërsa zbulon prapaskenat joshëse nga videoklipi i saj

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 15:16
Kylie Jenner

Kylie Jenner u dha fansave një pamje veçanërisht joshëse nga prapaskenat e videoklipit të saj të ri muzikor.

28-vjeçarja publikoi imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të Glosses Part 2: King Kylie Returns, videoklipi i ri që shënon lansimin e koleksionit të saj më të fundit të grimit.

Por fotot zbuluan më shumë sesa vetëm procesin e produksionit të projektit glamuroz.

Postimi gjithashtu tregoi garderobën tepër provokuese që Jenner kishte veshur gjatë xhirimeve.

Nga reçipetat e zeza me dekolte të theksuar deri te crop top-i ngjyrë taupe me prerje të thellë, Jenner tërhoqi gjithë vëmendjen falë veshjeve të saj joshëse.

Image
Kylie Jenner

“Glosses video part 2 bts,” shkroi ajo në përshkrim. “Bleni tani koleksionin King Kylie në @ultabeauty dhe në kyliecosmetics.com — stoku është i kufizuar!”

Kompania kozmetike me emrin e saj, Kylie Cosmetics, ka lansuar një koleksion të edicionit të kufizuar King Kylie Collection, në kuadër të festimit të 10-vjetorit të themelimit të brendit.

Koleksioni u njoftua përmes videoklipit të saj muzikor, ku ajo shfaqet duke u arrestuar si “femra më e rrezikshme në botë”, përpara se të lirohej dhe të merrej nga nëna e saj, Kris Jenner.

Në njoftimin për shtyp thuhej për koleksionin: “Ky është një tribut i guximshëm për një dekadë të bukurisë ikonike, inovacionit dhe trashëgimisë që ka përcaktuar epokën e King Kylie.”

Image
Kylie Jenner

Koleksioni i ri është një rikthim në periudhën e parë të King Kylie, duke ndërthurur nostalgjinë me stilin modern.

Ai përfshin:

një paletë sysh në formë të targës së makinës së Kalifornisë, e frymëzuar nga ndryshimet e shpeshta të ngjyrës së flokëve të Kylies,

glosse buzësh që kujtojnë produktet e saj të para,

dhe setet më të shitura Matte Lip Kits, të ribotuara me ambalazh dhe nuanca që nderojnë debutimin e markës në vitin 2015.

“Jam jashtëzakonisht krenare që po festoj 10 vjetorin e Kylie Cosmetics,” tha Kylie në një deklaratë.

Image
Kylie Jenner

“E kam dashur grimin që kur mbaj mend, dhe jam shumë mirënjohëse që kam mundësinë të krijoj dhe ndaj produkte që i përdor çdo ditë me fansat e mi në mbarë botën.

Jam shumë e emocionuar të prezantoj King Kylie Collection — ka qenë e mahnitshme të rikthehem pas në kohë, të shoh pamjet e mia të vjetra dhe të reflektoj se ku filloi gjithçka.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat