Pas 8 vitesh, Meghan Markle bën rikthim befasues në aktrim në një film të madh

Bota e Yjeve

Pas 8 vitesh, Meghan Markle bën rikthim befasues në aktrim në një film të madh

Nga: M.L. Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 17:32
Meghan Markle

Yjet do ta mirëpresin përsëri Dukeshën e Sussex-it ndërsa ajo xhiron një film në Hollivud.

Lily Collins, Brie Larson, Jack Quaid — djali i Meg Ryan dhe Dennis Quaid — si dhe britaniku Henry Golding janë ndër aktorët që po xhirojnë filmin “Close Personal Friends”.

Meghan, e cila tetë vjet më parë kishte njoftuar tërheqjen nga aktrimi, sot ndodhet në xhirime në Pasadena, Los Angeles, duke luajtur vetveten në prodhimin e Amazon MGM Studios, që flet për dy çifte – njërin të famshëm dhe tjetrin jo.

Image
Lily Collins

Mbrëmë, një burim nga studioja tha: “Ky është një moment i madh për Meghan dhe shënon kthimin e saj në atë që ajo e do me të vërtetë.

“Ajo është përmbytur me oferta, por kjo i është dukur më e përshtatshmja.

Image
Brie Larson

“Ky është mënyra e Meghan-it për të ‘zhytur gishtin në ujë’, pra për t’u rikthyer ngadalë në xhirime dhe për të parë se sa e shijon të qenët përsëri në set.”

“Të gjithë të përfshirët janë jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe janë betuar për fshehtësi lidhur me përfshirjen e saj.

Image
Meghan Markle

“Princi Harry, sigurisht, e mbështet plotësisht dhe thjesht dëshiron që Meghan të bëjë gjithçka që i sjell gëzim.”

Meghan, e lindur në Los Angeles, ka luajtur më parë në filmat “Horrible Bosses” dhe “Remember Me”, ndërsa famën e madhe e fitoi me serialin juridik “Suits”.

Image
Rachel Zane

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat