Vajza e Lisa Rinna-s dhe Harry Hamlin-it, Delilah Belle Hamlin, shkëlqeu në mënyrë marramendëse në galanë GQ Men of the Year këtë javë.
27-vjeçarja, shpesh e quajtur “nepo baby”, ashtu si edhe motra e saj 24-vjeçare Amelia Gray Hamlin, kanë ndjekur hapat e prindërve të tyre në botën e showbiz-it.
Të dyja ishin mes yjeve të shumtë që parakaluan në tapetin e kuq të enjten mbrëma, në ambientet legjendare të Chateau Marmont në Hollywood, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Vajza e madhe e familjes Hamlin tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë deri në tokë, i cili theksonte në mënyrë elegante figurën e saj të hijshme teksa pozonte për kamerat. Me detaje prerjesh anësore dhe një brez të lirshëm në bel, veshja e vinte në pah siluetën e saj në mënyrë joshëse.
Flokët biondë të errët, të prerë shkurt në stil pixie, të kombinuar me grimin, sillnin ndër mend atmosferën dhe stilin e një tjetër trashëgimtareje të showbiz-it — Miley Cyrus.
Në një intervistë këtë verë, Delilah kujtoi me sinqeritet qëndrimin e saj në rehabilitim në vitin 2018, duke rikujtuar se kishte shpallur në shkurt të vitit 2022 se kishte arritur gjashtë muaj esëll.