Më shumë se një muaj pas reklamës së saj për xhinse nga American Eagle, që shkaktoi polemika, Sydney Sweeney po e bën të qartë se ajo është "kundër urrejtjes." Aktorja u përball me kritika për këtë fushatë, e titulluar "Sydney Sweeney Has Great Jeans", e cila luante me fjalën "genes" (gjenet), një lojë fjalesh që disa mendonin se kishte të bënte me eugjenikën.
Tani, aktorja e The Housemaid i ka dhënë një intervistë ekskluzive për People, ku shprehet: "Nuk mbështes qëndrimet që disa njerëz i kanë lidhur me këtë fushatë. Shumë janë munduar të më caktojnë motive dhe etiketa që nuk janë të vërteta."
Ajo theksoi gjithashtu angazhimin e saj për bashkim dhe mirëkuptim. "Kushdo që më njeh e di se unë gjithmonë mundohem të bashkoj njerëzit. Jam kundër urrejtjes dhe ndarjes," tha ajo.
"Në të kaluarën kam pasur qëndrimin që të mos përgjigjem ndaj shtypit, qoftë ai negativ apo pozitiv, por së fundmi kam kuptuar se heshtja ime lidhur me këtë çështje ka thelluar hendekun, jo ta mbyllë atë. Shpresoj që ky vit i ri të na sjellë më shumë fokus tek ato gjëra që na lidhin, në vend të atyre që na ndajnë."
Përgjigja e saj e menduar shënon një ndryshim në mënyrën se si ajo po e trajton këtë polemikë, ndërsa po përpiqet të sqarojë vlerat e saj dhe të ribashkojë njerëzit.