Efi me reflektim të thellë për vitin 2025: “Nuk humba asgjë, lashë pas atë që nuk isha më”

Bota e Yjeve

Efi me reflektim të thellë për vitin 2025: “Nuk humba asgjë, lashë pas atë që nuk isha më”

Nga: A.SH Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 07:32
Efi

Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit e saj një postim të ndjerë dhe filozofik, ku reflekton mbi përvojat personale dhe mësimet që i solli viti 2025.

Në një shkrim poetik, ajo flet për kohën, dhimbjen, dashurinë dhe transformimin e brendshëm, duke e cilësuar këtë vit si një cikël të mbyllur me vetëdije dhe rritje shpirtërore.

Postimi pa ndërhyrje:

Image
Efi

Një melodi e padukshme më rri në veshë dhe në shpirt.

Është koha që flet, janë momentet që këndojnë

herë më trazon thellë, herë më përqafon me dritë.

Nuk e dija atëherë që trazimi ishte thirrje.

Image
Efi

Nuk e dija që dhimbja ishte portë.

Nuk e dija që dashuria vinte pikërisht pasi gjithçka dukej se po shpërbëhej.

Sot, kur kthej shikimin pas, e kuptoj:

Image
Efi

gjithçka ishte çështje këndvështrimi…

dhe zgjedhja ime ishte të shihja me sytë e shpirtit.

Viti mund të quhej i rëndë, i gjatë, i mbushur me humbje, lot e rrëzime.

Por shpirti im e di të vërtetën tjetër.

Çdo pengesë ishte një takim me veten

Çdo dështim një kujtim i harruar që kërkonte të zgjohej.

Çdo lot një pastrim i shenjtë.

Image
Efi

Çdo vështirësi një rilindje në dritë.

Unë nuk humba asgjë.

Unë lashë pas atë që nuk isha më.

E mbyll këtë cikël duke nderuar çdo provë qe jeta më dha

Sepse jeta nuk ndëshkon ajo mëson.

Dhe shpirti im, në çdo hap, po bëhet më i vërtetë.

2025 e kaluar me vetëdije. ✨

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat