Raye shënon hitin e saj të parë numër 1 të vitit 2026

Bota e Yjeve

Raye shënon hitin e saj të parë numër 1 të vitit 2026

Nga: A.SH Më: 4 janar 2026 Në ora: 08:13
Raye

Këngëtarja britanike RAYE ka arritur sukses të madh duke marrë këngën e parë numër 1 në UK Singles Chart për vitin 2026, me singlin e saj “Where Is My Husband!” — 15 javë pas publikimit të tij dhe një ngritje të ngadaltë, por të qëndrueshme drejt majës së chart-eve. 

Ky është hiti i saj i dytë që arrin vendin e parë në tabelat britanike, duke u bashkuar me suksesin e mëparshëm “Escapism.” nga viti 2023, që gjithashtu ishte kënga e parë numër 1 e asaj godine. 

RAYE tha se ndihet jashtëzakonisht e falënderuar dhe emocionuar për arritjen, duke e përshkruar këtë moment si një fillim të mrekullueshëm për kapitullin e ri të karrierës së saj dhe muzikës që do të vijë. 

Image
Raye

Kënga, e publikuar në shtator të vitit 2025, ka fituar momentum të fortë, duke u ngjitur gradualisht në chart me ndihmën e streaming-ut dhe mbështetjes së fansave për tre muaj e gjysmë deri në majën e saj në janar 2026. 

Ky sukses vjen në një fillim të fuqishëm të vitit për RAYE-n, teksa ajo vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga artistet kryesore britanike të momentit në muzikën pop dhe R&B.

Image
Raye
Image
Raye
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat