Yjet e Hollywood-it shkëlqejnë në Golden Globe 2026: Kylie Jenner, Ariana Grande dhe Selena Gomez në qendër të vëmendjes

Bota e Yjeve

Yjet e Hollywood-it shkëlqejnë në Golden Globe 2026: Kylie Jenner, Ariana Grande dhe Selena Gomez në qendër të vëmendjes

Nga: Bota sot Më: 12 janar 2026 Në ora: 10:19
Selena Gomez

Elita e Hollywood-it u mblodh të dielën mbrëma në mënyrë madhështore, duke zbritur në hotelin ikonik Beverly Hilton për ceremoninë glamuroze të Golden Globe Awards, edicioni i 83-të me radhë.

E dashura e Timothée Chalamet, Kylie Jenner, vuri në pah linjat e saj trupore me një fustan korsé metalik nga Ashi Studio, ndërsa pamjen e kompletoi me mbi 100 karatë bizhuteri të personalizuara nga Lorraine Schwartz.

Ylli i “Kardashians” publikoi një video nga përgatitjet për mbrëmjen e mbushur me yje, por nuk eci në tapetin e kuq krah partnerit të saj. Chalamet zgjodhi të pozonte i vetëm.

Image
Kylie Jenner

Aktori mezi e përmendi Kylie-n gjatë momentit kur fitoi një çmim të rëndësishëm për filmin “Marty Supreme”, me regji të Josh Safdie, para se filmi i tij të humbiste çmimin kryesor përballë “One Battle After Another”.

Ndërkohë, Ariana Grande solli dramë dhe elegancë me një fustan teatral të zi, pa supe, nga Vivienne Westwood Couture, duke tërhequr vëmendjen me hyrjen e saj mbresëlënëse.

Image
Ariana Grande

Edhe Selena Gomez u shfaq në tapetin e kuq duke rikthyer hijeshinë e Hollywood-it të vjetër, e veshur me një fustan të zi nga Chanel, i përfunduar me detaje pendësh të bardha.

Image
Selena Gomez
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat