Sydney Sweeney e “ngriti temperaturën” këtë javë teksa prezantoi një set të ri imazhesh joshëse nga fushata e saj për linjën e të brendshmeve SYRN.
Mes raportimeve se po hedh bazat për ta zgjeruar markën e saj në rritje të shpejtë edhe në fushën e bukurisë, aktorja 28-vjeçare guxoi të shfaqej më e zhveshur se zakonisht në një seri pamjesh delikate, me dantellë dhe transparente, nga koleksioni “Romantic” i SYRN.
Për fotosesionin, ajo pozoI mes kopshteve me trëndafila, shkurreve të rregulluara dhe skenografive pastel, në vizuale që anonin fort drejt glamurit vintage, me një frymë lozonjare dhe provokuese.
Në imazhet e publikuara së fundmi, dy herë e nominuara për çmimin Emmy shfaqet me bodysuit-e delikate prej dantelle, rripa për çorape dhe çorape elegante.
Në disa poza, ajo mban në duar shporta me trëndafila të kuq ose përdor gërshërë të mëdha kopshti.
Flokët bionde i kishte stiluar në onde të buta, të kombinuara me eyeliner të zi dhe buzëkuq në nuanca mauve të zbehta, për një përfundim të rafinuar, të frymëzuar nga stili klasik i Hollivudit të vjetër.