Moderatorja e njohur britanike, Maya Jama, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit pas rikthimit në Afrikën e Jugut.
Ajo u shfaq me një fustan të punuar me grep, me dekolte të theksuar, duke vënë në pah linjat elegante trupore.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, prezantuesja shfaqet duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën, teksa duket në formë të shkëlqyer dhe plot energji.
Maya, e cila shpesh komentohet për stilin e saj të guximshëm dhe plot vetëbesim, edhe këtë herë ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit.