Zendaya ka folur hapur për “flamujt e kuq” që arrin të dallojë në një lidhje, ndërkohë që vazhdon romancën e saj me aktorin Tom Holland.
Aktorja konfirmoi fejesën me yllin e Spider-Man vitin e kaluar, ndërsa në një intervistë të re ka treguar se si e ka kuptuar që një person mund të “ndryshojë”, edhe kur “e njeh prej shumë kohësh”.
Zendaya zbuloi se një nga shenjat paralajmëruese që ka identifikuar vjen pikërisht nga puna e saj si aktore. Ajo vëzhgon me kujdes se si njerëzit në industrinë e filmit “i trajtojnë ekipet e xhirimit” në një set.
Ylli i Dune filloi lidhjen me Tom Holland pasi u njohën në xhirimet e Spider-Man: Homecoming në vitin 2016.
Një vit më pas, bashkë-aktorët ndezën thashethemet për një romancë, ndërsa në korrik të vitit 2021 e konfirmuan lidhjen kur u fotografuan duke u puthur brenda një makine.
Zendaya ndau mendimet e saj mbi “flamujt e kuq” në marrëdhënie gjatë një bisede me kolegun e saj në filmin The Drama, Robert Pattinson.