Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “afrohen” më shumë: pushimi luksoz që po e çon romancën në tjetër nivel

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “afrohen” më shumë: pushimi luksoz që po e çon romancën në tjetër nivel

Nga: Bota sot Më: 1 mars 2026 Në ora: 21:17
Kim Kardashian, Lewis Hamilton

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, teksa po shijojnë një udhëtim luksoz së bashku në Utah.

Në pamje të reja, të siguruara nga TMZ, çifti i ri u pa duke shijuar perëndimin e diellit në një destinacion ekskluziv pushimi përgjatë lumit Colorado River, të shtunën në mbrëmje.

Sipas mediumit, vendi i izoluar panoramik ndodhet “në një distancë të afërt” nga Amangiri, një resort ultra-ekskluziv me pesë yje në shkretëtirë.

Image
Kim Kardashian

Amangiri, që ofron suita luksoze me çmime nga 3,500 deri mbi 7,000 dollarë për natë, është një vend i fshehtë për personazhe të famshme që kërkojnë privatësi të plotë.

Sipas burimit, dyshja u panë duke bërë një selfie të afërt së bashku, përpara se të ktheheshin drejt një SUV-i të zi që i priste aty pranë.

Ylli i reality show-t dhe kampioni britanik i Formula 1 bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku vetëm muajin e kaluar në Super Bowl LX, por udhëtimet e tyre të fundit sugjerojnë se kjo romancë po shkon shpejt drejt një lidhjeje serioze.

Image
Kim Kardashian, Lewis Hamilton
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat