Kim Kardashian u shfaq mbrëmjen e djeshme në festën e Vanity Fair pas Oscars, duke vënë në pah linjat e saj me një fustan të ngushtë të artë.
Megjithatë, duket se ecja nuk ishte e lehtë për yllin amerikan, pasi takat e larta dhe dizajni i ngushtë e bënë të balansonte me kujdes.
Fotot e momentit u bënë menjëherë virale, duke ndezur komentet në rrjetet sociale.
Ngjarja ishte një nga më të komentuarat e mbrëmjes, ku yjet më të mëdhenj të Hollywood-it u shfaqën me stil të lartë dhe Kim, si gjithmonë, nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen.