Rita Ora ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e së martës, teksa doli për darkë me miqtë e saj në Los Angeles për të festuar St Patrick's Day.
Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq me një palë pantallona shumë të shkurtra xhins, duke vënë në pah këmbët e saj të gjata, shkruan DailyMail.
Ajo i kombinoi ato me një kanotiere të bardhë dhe një xhaketë të gjatë sateni, ndërsa pamjen e çoi në një nivel më glamuroz me disa varëse luksoze me diamante dhe smerald.
Rita kishte stiluar flokët e saj të shkurtër në stilin “pixie” të krehura prapa, duke ruajtur kaçurrelat natyrale, ndërsa pamjen e plotësoi me sandale me motive floreale dhe syze moderne në stil aviator.
Ajo u shoqërua nga miqtë e saj, mes tyre aktori dhe muzikanti Evan Ross, personaliteti britanik i televizionit Vas J Morgan dhe DJ-ja Chantel Jeffries.
Grupi u pa duke qeshur dhe duke kaluar një mbrëmje të këndshme, përpara se të largoheshin së bashku.
Kjo dalje vjen pas disa ditësh shumë të ngarkuara për Rita Orën, e cila udhëtoi nga California drejt Texas dhe anasjelltas.