Meg Mathews tërhoqi gjithë vëmendjen teksa festoi ditëlindjen e saj të 60-të me një festë në Sale e Pepe Mare në The Langham Hotel të mërkurën.
Ish-muza britpop dukej e mahnitshme me një bluzë të shkurtër të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.
Ajo po ashtu veshi një xhaketë dhe pantallona të përshtatura dhe i kompletoi veshjen me një palë këpucë platformë. Me flokët bjonde të lëshuara mbi supet, Meg përfundoi pamjen e saj me një palë syze stil, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Në festë e shoqëronte vajza e saj, Anais, që ka nga ish-bashkëshorti i saj, Noel Gallagher.
Anais veshi një këmishë kafe me një fund të përshtatur dhe një bluzë të bardhë transparente. Ajo po ashtu veshi një palë çizme të zeza.