Rihanna dhe Ivanna Ortiz përfshihen në një incident me të shtëna në Los Angeles

Bota e Yjeve

Rihanna dhe Ivanna Ortiz përfshihen në një incident me të shtëna në Los Angeles

Nga: M.H. Më: 13 prill 2026 Në ora: 12:31
Rihanna

Këngëtarja e njohur Rihanna është bërë pjesë e lajmeve pasi një incident i rëndë me të shtëna u raportua pranë shtëpisë së saj në Los Angeles, ku një grua është akuzuar për sulm me armë.

Sipas autoriteteve, një 35-vjeçare e identifikuar si Ivanna Lisette Ortiz dyshohet se ka qëlluar me armë drejt pronës së artistes, duke shkaktuar dëme në pjesën e jashtme të shtëpisë, shkrun Daily mail, përcjell "Bota sot".

Në momentin e ngjarjes, Rihanna ndodhej në shtëpi së bashku me familjen e saj, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Image
Rihanna

Autoritetet raportuan se e dyshuara është arrestuar pak pas incidentit në një zonë tjetër të qytetit, pas një ndjekjeje nga policia.

Hetuesit kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar motivet e mundshme të sulmit, ndërsa deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë lidhje personale mes saj dhe këngëtares.

Image
Rihanna me familje

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, pasi u raportua se janë dëgjuar disa të shtëna në zonën rezidenciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat