Demi Moore dukej mahnitëse teksa parakaloi në tapetin e kuq gjatë shfaqjes së filmit “Fatherland” në edicionin e 79-të të Cannes Film Festival të enjten.
Aktorja hollivudiane, 63 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq me teksturë të rrudhosur.
Ai i vinte në pah format e saj elegante dhe kishte një jakë të madhe dramatike me majë, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ylli i filmit Ghost e kompletoi paraqitjen me taka të zeza elegante, një byzylyk të trashë argjendi dhe vathë të gjatë të kombinuar.
Me flokët e errët të lëshuara natyrshëm, Demi buzëqeshi para kamerave ndërsa ecte në tapetin e kuq plot yje në Palais des Festivals.