Dua Lipa u shfaq mjaft elegante në hapjen e një eventi pop-up për bashkëpunimin e saj “Dua by Augustinus Bader” në Selfridges, të enjten në mbrëmje.
Këngëtarja 30-vjeçare buzëqeshi teksa mbërriti në eventin e organizuar në dyqanin e famshëm në Oxford Street, duke përfituar nga temperaturat e ngrohta të Londrës me një fustan provokues nga Kim Shui.
Dua vuri në pah këmbët e saj të gjata me fustanin e lehtë me motive fluturash, të cilin e kombinoi me një palë çizme të gjata vintage Dior me vlerë 4 mijë paund dhe një çantë nga Kurt Geiger London, shkruan Dail Mail, transmeton "Bota sot".
Ylli shumëdimensional kishte njoftuar bashkëpunimin e saj me markën e kujdesit për lëkurën Augustinus Bader në nëntor të vitit 2025.
Eventi pop-up promovon linjën “The Dua by AB Science”, e cila përfshin tre produkte me çmime që nisin nga 30 paund.
Ky është projekti më i ri biznesor i këngëtares, por ai vjen në një kohë kur ajo ka ngritur edhe një padi të re të madhe kundër Samsung.