Zendaya ka folur me entuziazëm për bashkëpunimin me partnerin e saj në jetë (dhe sipas thashethemeve edhe bashkëshortin), Tom Holland, në një intervistë të re për “ELLE”.
Aktorja ka treguar për përvojën e punës në dy projekte të mëdha kinematografike, “The Odyssey” dhe “Spider-Man: Brand New Day”, duke theksuar se ndonëse në filmin e parë nuk kanë pasur skena së bashku, ajo është ndjerë thellësisht e emocionuar duke e parë Holland në punë.
“Doja të qaja, isha shumë krenare,” është shprehur Zendaya, duke komentuar performancën e tij.
Sa i përket “Spider-Man”, ajo e ka përshkruar projektin si një ëndërr, duke theksuar atmosferën e veçantë që ndajnë në xhirime: “Shkojmë në punë çdo ditë me shokun tim më të mirë, personin që e dua. I marrim edhe qentë me vete në xhirime; është si një familje. Jemi rritur me këto filma. Është si të kthehesh në shtëpi.”
E pyetur nga “ELLE” për thashethemet e vazhdueshme mbi një martesë të mundshme, Zendaya ka zgjedhur të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë shkurt: “Jo, nuk do ta bëj këtë.”