Duket sikur letrat i kanë rënë në favor të Jodie Comer-it, pasi ajo ka pozuar me një seri fustanesh glamuroze në një fotosesion të ri për revistën Porter të hënën.
Aktorja 33-vjeçare, e cila ka treguar se është e interesuar për letrat tarot, ka shfaqur figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të kuq dhe të bardhë me shpatulla të zbuluara, teksa pozonte pranë një makine golfi.
Duke i stiluar flokët e saj bionde në valë, ylli i “Killing Eve” e ka theksuar elegancën me taka dhe buzëkuq të kuq të fortë.
Ajo ka tërhequr vëmendje edhe me një fustan rozë mini pa shpinë, duke pozuar zbathur në një studio bardh e zi.
Gjatë intervistës, Comer ka treguar se ka një “altar të vogël në shtëpi” dhe ka nisur një kurs herbalizmi për përdorimin e bimëve medicinale në shërim dhe mirëqenie.