Jessica Alba dhe Danny Ramirez nuk i fshehin ndjenjat, fotografohen duke u puthur

Bota e Yjeve

Jessica Alba dhe Danny Ramirez nuk i fshehin ndjenjat, fotografohen duke u puthur

Nga: A.M. Më: 5 korrik 2026 Në ora: 09:42
Jessica Alba

Jessica Alba dhe i dashuri i saj, aktori Danny Ramirez, ishin mes shumë personazheve të njohur që morën pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.

Çifti u fotografua duke u larguar nga ceremonia, ndërsa Jessica Alba kishte zgjedhur një stil elegant të kompletuar me vathë të spikatur, ndërsa Danny Ramirez u shfaq me një smoking klasik.

Përveç pamjeve nga ceremonia, së fundmi janë publikuar edhe fotografi ku Alba dhe Ramirez shfaqen duke u puthur, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, ndërsa vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre.

Image
Jessica Alba dhe Danny Ramirez

Ata ishin pjesë e rreth 1,000 të ftuarve që festuan martesën e çiftit deri në orët e para të mëngjesit. Marrëdhënia e Alba me Taylor Swift daton prej vitit 2015, kur aktorja u bë pjesë e videoklipit të këngës "Bad Blood". Në vitet e fundit, ajo ka qenë gjithashtu një nga mbështetëset e turneut rekord të këngëtares, "Eras Tour".

Ashtu si dasma, edhe videoklipi "Bad Blood" mblodhi shumë emra të njohur të showbiz-it. Në ceremoninë e së premtes morën pjesë edhe yje të tjerë që luajtën në atë videoklip, përfshirë Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Lena Dunham.

Image
Jessica Alba dhe Danny Ramirez
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat