Pas vdekjes së gjyshes së Kim Kardashian, Lewis Hamilton e mbështet me një mesazh prekës

Bota e Yjeve

Pas vdekjes së gjyshes së Kim Kardashian, Lewis Hamilton e mbështet me një mesazh prekës

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2026 Në ora: 23:14
Lewis Hamilton, Kim Kardashian

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të ngrohta nga pushimet pranë një liqeni me të dashurën e tij, Kim Kardashian, dhe fëmijët e saj.

Krahas imazheve familjare, Hamilton ka shkruar një mesazh prekës: “Mbajini pranë njerëzit tuaj”, duke e shoqëruar me një emoji përqafimi.

Kim Kardashian reagoi menjëherë në publikim, duke komentuar me një emoji zemre (❤️), gjest që u interpretua nga fansat si një shenjë mbështetjeje dhe afërsie mes çiftit.

Image
Lewis Hamilton, Kim Kardashian

Postimi emocional vjen në një moment të vështirë për familjen Kardashian. Së fundmi është bërë e ditur se gjyshja e Kim Kardashian, Mary Jo "MJ" Shannon, nëna e Kris Jenner, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Mesazhi i Hamiltonit është parë nga shumë ndjekës si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për Kim Kardashian dhe familjen e saj pas kësaj humbjeje.

Image
Lewis Hamilton, Kim Kardashian
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat