Zendaya rrëmben vëmendjen me veshje të guximshme në promovimin e filmit të ri

Bota e Yjeve

Zendaya rrëmben vëmendjen me veshje të guximshme në promovimin e filmit të ri

Nga: A.M Më: 17 korrik 2026 Në ora: 08:28
Zendaya

Zendaya e ka përmbyllur në mënyrë spektakolare turin e promovimit të filmit The Odyssey, duke tërhequr gjithë vëmendjen me dy veshje të guximshme me çarje të theksuar deri në kofshë, teksa u shfaq në rrugët e New Yorkut të mërkurën.

Aktorja 29-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan të ngushtë metalik në ngjyrë ari nga Jitrois, i cili kishte një jakë sportive me teksturë dhe një fund lëkure në të njëjtën nuancë.

Zendaya vuri në pah këmbët e saj falë çarjes së lartë në fustan dhe e kompletoi pamjen me një palë taka të arta Christian Louboutin, me vlerë 870 paund.

Image
Zendaya
Image
Zendaya

Me flokët e gjatë të errët të stiluar në onde, ylli i serialit Euphoria kishte zgjedhur një grim elegant dhe e plotësoi dukjen vetëm me një orë dore në ngjyrë ari.

Më vonë, Zendaya mbërriti në emisionin The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ku mahniti me një xhaketë të artë me motive dhe dekolte të theksuar, të kombinuar me një minifund në të njëjtin stil.

Image
Zendaya
Image
Zendaya

Aktorja, e cila interpreton perëndeshën greke Athena në filmin e ri të Christopher Nolan, dukej e jashtëzakonshme pasi kishte zgjedhur të mos vishte reçipeta poshtë xhaketës ekstravagante, e cila karakterizohej nga supe të mëdha të strukturuara dhe një prerje që theksonte belin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat