Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga festivali “Sunny Hill”.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Dafina ka sjellë atmosferën nga skena dhe prapaskenat e festivalit, duke marrë vëmendjen e fansave.
Ajo ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti, Kreshniku.
Postimi i saj është shoqëruar me komente dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen dhe energjinë e artistes gjatë këtij eventi muzikor.