Brooks Nader rikthen skenat ikonike të “Baywatch”, mahnit me kostumin e kuq të shpëtimtares në Malibu

Bota e Yjeve

Brooks Nader rikthen skenat ikonike të “Baywatch”, mahnit me kostumin e kuq të shpëtimtares në Malibu

Nga: Bota sot Më: 6 gusht 2026 Në ora: 21:40
Brooks Nader

Brooks Nader ka rikrijuar vrapimin legjendar të plazhit nga “Baywatch”, teksa veshi kostumin e famshëm të kuq për të xhiruar skena të reja në Malibu të martën.

Aktorja 29-vjeçare dukej mahnitëse me rrobat e banjës njëpjesëshe, teksa po filmonte skena për serialin televiziv.

Ajo luan personazhin e quajtur Selene në rikthimin modern të serialit të famshëm, i cili në vitet ’90 e bëri Pamela Anderson një simbol global seksi.

Brooks dukej plot energji teksa doli nga uji me flokët e lagur dhe me pajisjen e shpëtimtares në dorë, duke dhënë pamjen e një roje plazhi profesioniste.

Image
Brooks Nader

Skenat e fundit të xhirimeve vijnë pasi u raportua se njëra nga motrat e Brooks, Sarah, është parë në një takim me Pete Davidson në Brooklyn.

Takimi erdhi disa muaj pasi Pete i dha fund lidhjes me Elsie Hewitt, me të cilën ai ka vajzën shtatë muajshe, Scottie.

Image
Brooks Nader
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat