Lauren Goodger mahnit me paraqitjen në 40-vjetorin e saj: Shfaqet me një korse të zezë prej dantelle

Bota e Yjeve

Lauren Goodger mahnit me paraqitjen në 40-vjetorin e saj: Shfaqet me një korse të zezë prej dantelle

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2026 Në ora: 19:44
Lauren Goodger

Lauren Goodger tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, teksa shkëlqeu me një bluzë të zezë prej dantelle, në formë korseje, gjatë një daljeje mbrëmjen e së shtunës.

Ylli i “TOWIE”, e cila festoi 40-vjetorin e saj fundjavën e kaluar, duket se vijoi festimet me një darkë në restorantin Sheesh.

E veshur elegante për mbrëmjen, Lauren ekspozoi format e saj trupore me një bluzë të guximshme me dekolte të theksuar nga Zara.

Ajo e kombinoi bluzën me pantallona të zeza të ngushta pas trupit dhe këpucë të zeza me taka, ndërsa kompletoi pamjen me një makijazh glamuroz.

Image
Lauren Goodger

Me rastin e 40-vjetorit të saj fundjavën e kaluar, ajo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen mua. Drejt një epoke të re dhe po ndihem sikur kjo, shpresoj, të jetë më e mira deri tani.”

Festimet e saj të fundit vijnë pasi ajo u përlot në një episod të fundit të “TOWIE”, ku rrëfeu se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, pas humbjes tragjike të foshnjës së saj të porsalindur dhe dy aborteve spontane.

Image
Lauren Goodger
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat