Vetëm gjashtë javë pas lindjes, Barbara Palvin rikthehet në pasarelë dhe mahnit me paraqitjen në Victoria’s Secret

Bota e Yjeve

Vetëm gjashtë javë pas lindjes, Barbara Palvin rikthehet në pasarelë dhe mahnit me paraqitjen në Victoria’s Secret

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2026 Në ora: 09:56
Barbara Palvin

Modelja e njohur hungareze, Barbara Palvin, është rikthyer në pasarelë vetëm gjashtë javë pasi u bë nënë për herë të parë, duke tërhequr vëmendjen në sfilatën e Victoria’s Secret në Los Angeles.

33-vjeçarja parakaloi në spektaklin e njohur të modës me dy paraqitje të veçanta, ndërsa bashkëshorti i saj, aktori Dylan Sprouse, e mbështeti nga rreshti i parë.

Në daljen e parë, Palvin u shfaq me një këmishë nate rozë, transparente dhe të zbukuruar me mbishkrime, të cilën e kombinoi me një model flokësh voluminoz dhe grim në nuanca rozë, transmeto "Bota sot".

Image
Barbara Palvin

Modelja u shfaq e sigurt në pasarelë, ndërsa bashkëshorti i saj e duartrokiti dhe i dërgoi një puthje nga publiku.

Më pas, ajo u shfaq me një tjetër veshje, të përbërë nga të brendshme të bardha të mbuluara me xixa dhe krahë të bardhë, duke kompletuar paraqitjen e saj në spektaklin e modës.

Image
Barbara Palvin

“Ndihem shumë mirë”

Para fillimit të sfilatës, Palvin foli për revistën “People”, duke treguar se pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte veçanërisht domethënëse për të, pasi ende nuk kishin kaluar gjashtë javë nga lindja e vajzës së saj.

Ajo vlerësoi ekipin e Victoria’s Secret për mundësinë që i dha dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave.

Modelja i përshkroi javët e para të mëmësisë si një periudhë të mbushur me emocione dhe ndryshime, ndërsa ajo dhe Sprouse po mësohen me jetën e re si prindër.

Palvin foli me admirim edhe për bashkëshortin e saj, duke thënë se ai ishte bërë për të qenë babai i një vajze të vogël.

Ditëlindja e parë si nënë

Më 8 tetor, modelja festoi ditëlindjen e saj të 33-të, të parën që nga ardhja në jetë e vajzës së saj, Sylvie.

Një ditë më vonë, ajo publikoi në Instagram fotografi ku shfaqej duke mbajtur vajzën në krahë, teksa ndodhej në natyrë.

Emri i vogëlushes u bë publik fillimisht nga Sprouse gjatë podcastit të tij “Wildmen”.

Çifti kishte njoftuar se po priste fëmijën e parë më 14 maj, gjatë Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë. Më 28 shtator, ata konfirmuan se ishin bërë prindër të një vajze.

Në një postim të përbashkët në Instagram, dyshja la të kuptohej se vogëlushja kishte ardhur në jetë rreth tri javë më herët, me shumë gjasë më 7 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat