Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja zbulon sfidën e pazakontë që realizoi shtatzënë

Bota e Yjeve

Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja zbulon sfidën e pazakontë që realizoi shtatzënë

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 07:53
Leigh-Anne Pinnock

Këngëtarja e njohur britanike Leigh-Anne Pinnock ka tërhequr vëmendjen pasi ka shfaqur barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, vetëm pak ditë pasi zbuloi se është tre muajshe shtatzënë gjatë spektaklit televiziv „Celebrity Traitors“.

Ylli i grupit „Little Mix“, 35-vjeçare, u fotografua të hënën teksa po largohej nga studiot e BBC-së në Londër, pas përfundimit të sezonit të spektaklit të njohur, ku kishte marrë pjesë pa u treguar producentëve se ishte në pritje të ëmbël, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Për daljen e saj publike, këngëtarja kishte zgjedhur një veshje elegante, një bluzë të ngushtë të markës Marine Serre, me vlerë rreth 270 paund, e cila më herët ishte veshur edhe nga këngëtarja e famshme Adele, të kombinuar me xhinse. Ajo u pa në shoqërinë e bashkëpjesëmarrësit të spektaklit, King Kenny, me të cilin po bisedonte.

Image
Leigh-Anne Pinnock

Ndërkohë, pas publikimit të lajmit për shtatzëninë, fansat e kanë përgëzuar këngëtaren për guximin e treguar gjatë një prej sfidave më të rrezikshme të spektaklit.

Gjatë finales së transmetuar të premten, Pinnock u hodh nga një helikopter, ndërsa ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Ajo nuk kishte informuar as drejtuesit e produksionit dhe as pjesëmarrësit e tjerë se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin, futbollistin Andre Gray.

Image
Leigh-Anne Pinnock

Xhirimet e spektaklit u zhvilluan në Skoci, nga fundi i muajit maj deri në fillim të qershorit të këtij viti.

Sfida e këngëtares ishte edhe më mbresëlënëse pasi ajo u pa e varur në anën e një helikopteri në lëvizje dhe më pas zbriti me litar drejt një liqeni, ndërsa mjeti fluturues qëndronte pezull mbi ujë. Qëllimi i saj ishte të siguronte më shumë para për fondin e çmimit të spektaklit.

Në fund, triumfues të edicionit u shpallën Romesh Ranganathan dhe aktori Sebastian Croft.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat