Christine McGuinness ka tërhequr të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala të muzikalit “The Devil Wears Prada”, ku u shfaq mes emrave të njohur të botës së showbizit.
Modelja dhe ylli televiziv 38-vjeçar kishte zgjedhur një fustan të ngushtë prej lateksi, i cili theksonte linjat e saj trupore dhe format e bujshme.
Me një stil të guximshëm dhe mjaft sensual, Christine u rendit ndër personazhet më të komentuara të mbrëmjes, duke dëshmuar edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen në tapetin e kuq.
Ajo iu bashkua një liste të gjatë të yjeve që morën pjesë në këtë event të veçantë, kushtuar muzikalit të bazuar në filmin e famshëm “The Devil Wears Prada”.