Mckenna Grace rikthen një nga paraqitjet ikonike të Katniss Everdeen në premierën e filmit “The Hunger Games”

Bota e Yjeve

Mckenna Grace rikthen një nga paraqitjet ikonike të Katniss Everdeen në premierën e filmit “The Hunger Games”

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 22:35
Mckenna Grace në premierën e filmit “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” në Los Angeles, me një fustan që rikujton paraqitjen ikonike të Katniss Everdeen, të interpretuar nga Jennifer Lawrence.

Aktorja amerikane, Mckenna Grace, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën në Los Angeles të filmit “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”.

Ajo është shfaqur me një fustan të zi, të zbukuruar me detaje vezulluese dhe pupla në ngjyrë të kuqe të errët dhe të zezë në pjesën e shpatullave.

Veshja e saj rikujtoi një nga paraqitjet më ikonike të personazhit Katniss Everdeen, të interpretuar nga Jennifer Lawrence, në filmin “The Hunger Games: Catching Fire”, kur ajo merrte pjesë në festën e organizuar në rezidencën e President Snow.

Image
Mckenna Grace

Në këtë ngjarje, Mckenna Grace u shoqërua edhe nga kolegu i saj në film, aktori Joseph Zada.

Dy aktorët u pritën me entuziazëm nga fansat, për të cilët ndanë autografe dhe pozuan për fotografi gjatë premierës.

Image
Joseph Zada, Mckenna Grace
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat