Aktorja Nicola Peltz ka reaguar ndaj komenteve negative për pamjen dhe peshën e saj, pasi një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram nxiti diskutime dhe kritika nga ndjekësit.
31-vjeçarja kishte ndarë një fotografi të mërkurën, pas një trajtimi estetik të fytyrës në një dhomë hiperbarike. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve nuk e tërhoqi trajtimi i kujdesit për lëkurën, por poza e saj, në të cilën kishte ngritur bluzën ngjyrë vjollcë dhe kishte ekspozuar barkun.
Fotografia shkaktoi reagime të shumta, ku disa përdorues e cilësuan pozën e saj si të çuditshme. Njëri prej tyre pyeti se çfarë lidhjeje kishte ekspozimi i barkut me një trajtim të fytyrës.
Por, përtej komenteve për fotografinë, disa ndjekës u përqendruan edhe te pesha e aktores, duke nxitur reagimin e saj.
Pasi një fans i doli në mbrojtje, duke shkruar: “Ndaloni së paragjykuari trupin e saj dhe të njerëzve të tjerë. A jeni të gjithë të përsosur?”, Nicola iu përgjigj me mirënjohje.
“Faleminderit, disa njerëz janë vërtet të pasjellshëm”, shkroi aktorja, duke shtuar edhe një emoji me zemër të thyer.
Ajo gjithashtu falënderoi ndjekësen për mbështetjen, duke i thënë se komentet e saj të mira i lexon dhe se ato kanë shumë rëndësi për të.
“Komentet e tua janë kaq të mira, faleminderit shumë. I lexoj dhe kjo do të thotë shumë për mua. Je shumë e bukur, je e përsosur”, shkroi Peltz.