Sienna Miller shfaq barkun e tonifikuar vetëm gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tretë

Bota e Yjeve

Sienna Miller shfaq barkun e tonifikuar vetëm gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tretë

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 20:24
Sienna Miller

Aktorja britanike Sienna Miller po shijon disa ditë pushimi në Los Angeles, pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale dhe promovimin e projekteve të saj më të reja filmike dhe televizive.

44-vjeçarja u fotografua të mërkurën teksa kryente disa punë të përditshme, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e relaksuar. Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj sportive, vetëm gjashtë muaj pasi u bë nënë për herë të tretë.

Miller kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër, e cila i vinte në pah barkun e tonifikuar, të kombinuar me pantallona sportive gri dhe një bluzë të bardhë me kapuç.

Aktorja kishte sjellë në jetë një djalë në muajin maj, ndërsa së fundmi ka kaluar kohë në Los Angeles së bashku me të fejuarin e saj, Oli Green, 29 vjeç, djalin e tyre dhe vajzën dyvjeçare.

Image
Sienna Miller
Image
Sienna Miller

Sienna është gjithashtu nënë e Marlowe, 14 vjeçe, nga lidhja e mëparshme me aktorin Tom Sturridge, me të cilin ishte në një lidhje për katër vjet. Sturridge tashmë është i fejuar me modelen Alexa Chung.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat